Prej 8 ditësh në kalanë e qytetit të gurtë të Gjirokastrës po mbahet Festivali i 11 Kombëtarë i Muzikës Folklorike. Pjesmarrës në këtë festival është edhe Ansambli “Mati” i cili performoi numra të ndryshëm muzikor në një nga netët e festivalit të 11. Këngëtarja Jola Muça u paraqit me këngën “Me lot bukën tuj gatue”, ndërsa grupi i vajzave me “Valle e lirë grash”.

Ndërkohë grupi i djemëve u paraqit me valle dyshe burrash për tja lënë më pas radhën orkestrinës me një melodi me instrumenta popullore, ku u përshëndet edhe instrumentisti “Mjeshtër i Madh” Ymer Neli, i cili pas shumë vitesh nuk mundi të ishte pjesë e këtij festivali.

Performance e Ansamblit Mati u mbyll me një potpuri dasme matjane ku performoi i gjithë grupi.

Festivali i 11 Komëbatër i Muzikës Folklorike do të mbyllet mbrëmjen e sotme ku do të bëhet edhe ceremonia vlerësuese për grupet pjesmarrëse.