Pensionisti Petrit Alla nga fshati Dushaj i Bashkisë Bulqizë thotë se është në pritje të pensionit pasi duhet të blejë ushqime dhe miell për tu ushqyer. Në pamundësi për të shkuar për ta marrë vetë në zbatim të masave ndaj Covid-19, Petriti thotë se pensionin duhej ta kishte marrë që para një jave por ende nuk ja kanë dërguar tek shtëpia. Ai shprehet se i janë mbaruar të gjitha rezervat ushqimore por nuk ka para për t’i blerë. Petriti tregon se si ai ka edhe shumë pensionit të tjerë minatorë që presin të marrin pensionin e këtij muaji. Për të mos rrezikuar këtë kategori nga infektimi me Covid-19, që prej muajit Mars ka nisur dërgimi i pensioneve në shtëpi nga Posta Shqiptare.