ANKOHET FAMILJA XHEPI NGA FSHATI PLESH NË KLOS

ANKOHET FAMILJA XHEPI NGA FSHATI PLESH NË KLOS

Puseta e ujit të pijhshëm, e cila deri pak muaj më parë ishte mbi banesën e familjes Xhepi në fshatin Plesh të Bashkisë Klos, është bërë shkak për dëmtimin e shtëpisë dhe rrëshqitjen e tokës. Sokol Xhepi deklaron se dëmi u shkaktua kur puseta ishte ende aty, ndërsa pasojat vazhdojnë. Sipas tij, puseta rridhte gjithë kohës dhe ujërat përfundonin pranë banesës ç’ka kanë bërë që të ketë rrëshqitje të tokës. Megjithëse, puseta është larguar, Sokol Xhepi kërkon që t’i bëhet mur mbrojtës shtëpisë së tij, e cila vijon të jetë e rrezikuar nga rrëshqitja. Ai kërkon ndërhyrjen e Bashkisë Klos pasi, sipas tij, tani është koha e duhur sepse kur të nisin shirat e vjeshtës, banesa rrezikon shembjen e plotë. Si pasojë e lëvizjes së tokës, banesa e familjes së Sokol Xhepit, në fshatin Plesh të Bashkisë Klos, ka pësuar çarje në mure.