ANKOHET BIZNESI I VOGËL: PO DETYROHEMI TA MBYLLIM AKTIVITETIN

ANKOHET BIZNESI I VOGËL: PO DETYROHEMI TA MBYLLIM AKTIVITETIN

Largimi masiv i banorëve të fshatrave ka patur pasoja kudo, duke prekur edhe biznesin e vogël. Kadri Koxha, nga fshati Gjoricë e Poshtme në Bashkinë Bulqizë, ka me qera një ambient bar-kafe. Por sipas tij, vitet e fundit largimi i banorëve ka qenë masiv, duke bërë që të mos ketë njeri kush ta frekuentojë kafenenë e tij. Koxha shton se politikat jo të mira të ndjekura kanë detyruar masivisht banorët të lënë vendin e tyre, duke i kthyer fshatrat në të shkretë. Në kushtet në të cilat ndodhet aktualisht biznesi i tij, Kadriu thotë se do të detyrohet të mos e ushtrojë më këtë biznes pas 1 korrikut.