Numri i vogël i mjekëve që ushtrojnë profesionin e tyre në qendra shëndetësore është kthyer në një problem madhor për zonat rurale. Në Zall-Dardhë të Dibrës, mjeku shkon njëherë në muaj, pasi ka edhe tre njësi të tjera për të mbuluar. Banorët e Zall-Dardhës shprehen qendrën shëndetësore në qendër të njësisë e përdorin vetëm për të marrë rekomandimin për tju drejtuar më pas spitalit Rajonal të Peshkopisë. Ata shprehen se nuk mund të vizitohen tek mjeku pasi ai shkon aty shumë rrallë dhe 90% të rasteve nisen direkt tek mjeku specialist në qytetin e Peshkopisë. I Vetmi banorë i Zall Dardhës që pranoi të fliste për kameran ishte Ilmi Sula i cili thotë se në këtë njësi ka edhe probleme të tjera si në infrastrukturë rrugore e furnizim me ujë të pijshëm. Për këtë të fundit ai shprehet se e presin prej 30 vitesh. Situata problematike në këtë njësi, mbetet stina e Dimrit edhe pse zona ndodhet përgjatë bregut të lumit Drin i Zi.