Në një vëzhgim me kameren tone ne fshatin Dom të bashkisë Klos vihen re qartazi toka të lëna te gjitha djerrë. Sipas banorëve kjo vjen ngaqë te rinjte jane larguar nga fshati per nje jete me te mire.

Por sipas banorëve nuk eshte vetem mungesa e krahut te punes por edhe kostot e larta te punimit te tokes, farat dhe i gjithe procesi i cikleve në bujqësi kanë çmime që jane te pa perballueshme për xhepin e fshatarëve.

Pamundësia ekonomike e banorëve që popullojnë fshatin Dom me gjithë dëshirën e mirë për punë, i ka lënë tokat e tyre djerrë, edhe pse bashkia Klos ka siguruar për to ujin vadites.

Panoramën e trishtë të tokave të lënë djerrë për fat të keq e ndesh edhe në mjaft fshatra të tjerë të Matit, ndaj banorët kërkojnë me shumë vëmendjen e shtetit ndaj sektorit të bujqësisë.