Burreli me një ndeshje jashtë pritshmërive mbylli sezonin që e pa gjatë gjithë vitit si pretendente kryesore për ngjitje.
Por nëse analizojmë faktorët jo vetëm arbitrat por edhe disa futbollistë nuk dahnë atë që pritej për këtë fanellë.
E fillojmë me lojtarët si Miraka, Rexhepi Danaj, Dodaj, Beci, Koleci dhe Zuna (i larguar në merkaton dimërore. Këta futbollistë erdhën me premisa të mëdha dhe fjithashtu zhvilluan disa miqësore ku treguan formë të mirë para fillimit të sezonit por me fillimin e kampionatit kurrë nuk arritën të tregoheshin protagonistë. Miraka nuk dhuroi asnjëherë pritje deçizive, Rexhepi nuk u përshtat mirë me ekipin, ndërsa sezoni i Kolecit mund të krahasohet me rastin që humbi në fund ndaj Tomorit.
Mund te thëmi që pritej më shumë nga lojtarët me eksperiencë si Raboshta dhe Sefgjinaj të cilët edhe pse ndikuan ndjeshëm në rritjen e nivelit të lojës nuk arritën ti japin shtysën finale ekipit. Konkretisht Sefgjinaj e la ekipin pas një pezullimi të gjatë në kulmin e sezonit duke e zbuluar ekipin në krahun e majtë ndërsa Raboshta pavarsisht se dhuroi shumë asiste golat e tij ishin me pikatore në momentin që duheshin me shumicë.
Futbollisti i cili pa dyshim do të meritonte në konfirmim është Fabio Hasa por edhe Donati Toma me Mariglen Stanën.
Hasa tregoi përgatitje të mirë atletike duke qënë padiskutim mbrojtësi më i mirë i djathtë në kategorinë e parë.
Ndërsa Toma i cili erdhi si alternativë e Raboshtës theu pritshmëritë duke u treguar deçiziv në disa raste ku vlen për tu përmendur tripleta me Korabin.
Stana gjithashtu tregoi rritje këtë sezon duke qënë titullar i padiskutushëm në mesin e fushës.
Sa i përket stafit teknik trajneri Samuel Nikaj solli një ekip i cili luante futboll mjaft të bukur por loja në disa raste nuk mjaftonte për rezultatin final.
Dhe në fund drejtuesit e klubit…
Administratori Ballabani si dhe Presidenti i ekipit Malaj si rrallë herë ndodhur më parë te Burreli i krijuan futbollistëve të gjitha kushtet si ekonomike po ashtu edhe infrastrukturore për të arritur objektivin.
Puna dhe përkushtimi i tyre për fat të keq nuk u shpërblye dhe mbetet për të shpresuar që angazhimi i tyre të vijojë në menyrë që ëndrra e tifozëve matjanë për tu ngjitur në Superiore të realizohet.
A. Vani Mattv.al