Ambulanca e Midhës jashtë funksioni

0
6

Vite më parë pati një bum investimesh në sitemin shëndetësor kryesisht në ndërtimin e qendrave shëndetësore apo ambulancave të fshatrave. Por një pjesë e tyre kanë degraduar e sot janë jashtë funksioni, duke bërë që dhjetra miliona lekë të harxhuara për tu ndërtuar të mbeten në mëshirë të fatit.

E tillë është edhe kjo godinë ambulatore në fshatin Midhë të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit. Siç shihet nga pamjet, objekti është totalisht jashtë funksionit xhama të thyer, dyer të hapura dhe pa tavan. Por më e keqja ndodhet brenda, pasi në dhomën e shërbimeve shëndetësore gjen mbetje të ndryshme spitalore.

Kjo godinë si shumë të tjera në rrethin e Matit vijojnë të mos i shërbejnë komunitetit, ndërsa infermierët apo infermieret, i bëjnë shërbimet ndaj pacientëve nëpër shtëpija. Veç kostos së madhe që kanë patur kur janë ndërtuar, këto objekte janë braktisur totalisht e nuk shërbejnë më për asgjë.