Alla u shembi pronat, revoltohen banorët: Do të hakmerremi kur të mos jetë në pushtet

0

Bashkia Bulqizë ka shembur disa objekte për rreth Qendrës Kulturore . Prej disa ditësh Bashkia kishte nisur rikonstruksionin e jashtëm të pallatit të  kulturës. Për të kryer rikonstruksionin duhej që të prisheshin disa shtesa dhe tenda lokalesh që pengonin punimet. Vite më parë qeveria kishte privatizuar katin e parë të ndërtesës dhe pronarët që kanë investuar aty janë të ligjshëm. Njëri nga ato shprehet se kishte vendosur vetëm një tendë ndërkohë që mirmbante lulishten shumë më mirë se gjitha lulishtet e Bashkisë.

Por punonjësit e Bashkisë nuk janë mjaftuar vetëm me prishjen e tendave , duke prishur edhe një shtëpi 4 katëshe nga pas qendrës kulturore. Pronari i saj thotë se shtëpia është me dokumenta të rregullta dhe se posedon çertefikatën e pronësisë. Të zotët e shtëpisë shprehen se në qytet ka boll ndërtime që kanë penguar rrugët , që kanë zënë hapësirat publike , ose të prishen të gjitha ose të mos ketë selektime. Një objekt me letra kur ka paguar taksa, energji , ujë , e gjithçka nuk mund të prishet pa u vlerësuar dhe dëmshpërblyer .Ato pretendojnë se prishja ka qenë me ndikim politik dhe selektiv. Ato shkojnë edhe më tej duke kërcënuar kryetarin e bashkisë se një ditë do të hakmerren ndaj tij kur ai të mos jetë më në pushtet.