Rastet e para të koronavirusit në Shqipëri kanë sjell jo pak alarm tek qytetarët. Qeveria nëpërmjet keyeministrit Rama konunikoi disa vendime të cilat lidheshin me mbylljen e disa institucioneve. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj

Njoftimi i kryetarit të bashkisë Mat Agron Malaj në facebook

NJOFTIM – BASHKIA MAT

Bazuar në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, datë 09.03.2020 të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike do të mbyllen për një periudhë dy javore deri më 23.03.2020, për të parandaluar përhapjen e #COVID-19. 🦠

Përveç kësaj, janë pezulluar të gjitha aktivitetet kulturore e sportive, deri në datën 3 prill.

Kemi nis dezinfektimin e të gjitha ambienteve të institucioneve arsimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për rifillimin e procesit arsimor.
Bashkia e Matit është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe do të vijojë komunikimin e pandërprerë me ta.

JU LUTEM zbatoni me përpikmëri këshillat e Ministrisë së Shëndetsisë përsa i përket higjenës personale.