Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve është zbatuar në të dy qytetet e Matit, Burrel dhe Klos. Kjo është pamja e rrugëve të qytetit të Klosit para se ora të shkonte 13:00.

Por menjëherë sapo akrepat shënuan 13:00 qytetarët nxituan të futen në banesë për tu vetizoluar. Në rrugët e qytetit të Klosit të pranishëm ishin vetëm efektivët e policisë së rendit dhe ato të policisë bashkiake.

I gjithë territori monitorohet nga një mejt i postës së policisë së Klosit për të parë nëse ka qytetarë që nuk i janë bindur orarit.

Ndërkohë edhe rrugët e qytetit të Burrelit ishin të boshatisura pas orës 13:00. Të gjitha bizneset kishin ulur qepenat, duke mbylluar aktivitetin e tyre deri në orën 5 të mëngjhesit të së Mërkurës. Ndërkohë asnjë qytetar nuk dukej rrugëve të qytetit duke e bërë atë krejtësisht të boshatisur.

Edhe në Burrel në rrugë janë vetëm forcat e policisë së komisariatit të Matit, ato të policisë Bashkiake dhe të ushtrisë.