Pas lajmit të bujshëm sa i takon arrestimit të partneres së Mozik mbrëmjen e 7 Majit që pushtojë mediat rozë, kanë dalë në dritë detaje të reja.
Pas akuzave të çiftit zviceran, Petra dhe Hans, të cilët akuzojnë reperen së bashku me vëllain e saj Berat, për zhvatjen e rreth 1 milion frangave, reperja Loredana Zefi është lënë e lirë nga autoritetet zvicerane. Ndërkohë detaje të reja po publikohen vazhdimisht në portalet zvicerane, duke thelluar edhe më tej njollosjen e figurës së reperes.
Një tjetër rasti mashtrimi, krahas akuzave të ngritura nga Petra dhe Hans, vjen dëshmia e një modeleje gjermane të quajtur Dorentina V. sipas të cilës Loredana i mori të dhënat e kartës së kreditit dhe ia kaloi të vëllait, i cili më pas kreu disa blerje e madje me ato para luajti edhe kumar.

Ngjarja ka ndodhur në 2 korrik sipas vendimit të gjykatës, kur Dorentina ishte duke bashkëpunuar me Loredanën për një klip të Ylli Limanit.

Për vjedhjen e të dhënave të kartës së modeles gjermane, për njërin prej vëllezërvë të Loredanës, gjykata doli me vendimi e gjobitijes me 560 franga.
Me kartën e Dorentinës, vëllai i Loredanës thuhet se kishte luajtur kumar dhe kishte blerë një biletë avioni Zvicër-Kosovë.
Akuzat kundrejt Loradana Zefit u ngritën fillimisht nga ccifti zviceran, ku në një rrëfim të saj për portalin zviceran “20 Minuta” Petra tha se e njohu vëllain e saj në rrjetin social Badoo, pasi ndihej e vetme dhe kërkonte të bisedonte me dikë. Berati ishte prezantuar me emrin Antonio dhe pas takimit të tyre të parë i kishte thënë Petrës së po kërkonte para pasi nëna e tij kishte nevojë për një transplant veshkash. Përtra ishte vetëofruar dhe i kishte dhënë Beratit, ose Antonios, 87 000 franga zvicerane fshehurazi bashkëshortit të saj.