Kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë akuzat për shit-blerje votash.
“Këto janë broçkulla. Partitë që kanë humbur dhe LSI që flasin përçart. Nëse do të shohim sondazhet që janë bërë publike. Ka një përputhshmëri të plotë me ato tonat. Nuk ndodhi te exit pollet. Ato gabojnë rëndë ndonjëherë. Unë mendoj që kush të akuzon për diçka që nuk e keni bërë ose e ka bërë vetë ose do ta bëjë vetë.
Ne kemi humbur 3 mandate nga votat e pavlefshme ku pjesa më e madhe. Shumica dërrmuese e votave të pavlefshme ku është votuar 12 dhe pastaj kanë votuar një kandidat tjetër. Në Elbasan ishte 12 dhe 8 e Taulant Ballës.
Ne kemi arritur dhe tejkaluar objektivin për tavanin e 800 mijëve. Këtu nuk bëhet fjalë as për vjedhje dhe as për manipulim. Kjo ka ardhur si bazë e një organizimi kapilar që e bën një makineri fitoreje” – tha Rama në Opinion.