Samuel Nikaj, mjaft i irrituar pas ndeshjes me Korabin ka akuzuar gjykimin, por edhe ata që organizojnë garën, që sipas tij nuk e duan ekipin matjan në elitë dhe nuk po e lënë që të ecë. Nikaj, fill pas takimit me dibranët ka menduar edhe largimin dhe ka pohuar: “Futbolli ka degraduar, ta shpif ky kampionat në këtë mënyrë se sip o bëhet. Që kur u caktua ky gjyqtar u demotivuam. Mbase Burrelin nuk e do FSHF, mbase edhe ekipet e Superligës u duket larg. Arbitri na masakroi edhe pse djemtë kanë dhënë shumë në fushë këtë kampionat”.

“E pësoi Lushnja vjet, por duket se po e pësojmë ne këtë vit. Kemi qenë ekipi që kemi dominuar dhe gjyqtari që e menaxhoi ndeshjen siç edhe donte, na kanë mohuar 2-3 penallti. Në futboll edhe ndëshkohesh, por duket se ndeshjet po vendosen nga lartë.”

“Në tri ndeshje direkte jemi goditur nga gjyqtarët. Edhe me Dinamon edhe në dy ndeshjet me Korabin arbitrat s’e duan Burrelin, janë ata që nuk na duan edhe pse po investohen shumë”.

“Do flas me kryebashkiakun, unë jam dorëzuar për vete dhe më vjen keq”.

“Personalisht e shoh të pashpresë situatën, do të flas me kryebashkiakun, sepse ai ka investuar shumë. Ka skenarë, unë kam një jetë në sport, është një deklaratë e mirëmenduar dhe jam shumë i qetë”, – tha Samuel Nikaj pas ndeshjes me Korabin.