Në kuadër të javës europiane të lëvizshmërisë, “European Mobility Ëeek“ Bashkia Mat në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “31 Korriku” të qytetit të Burrelit, Komisariatin e Policisë Mat dhe ekipin e çiklizmit zhvilluan një aktivitet për sensibilizimin e komunitetit për përdorimin masiv te biçikletave si opsion transporti.

Koordinatori i Zyrës së Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Mat, Edison Doçi tha se qëllimi i aktivitetit është përdorimi i sa më pak i makinave, për të ndihmuar kështu uljen e nivelit të ndotjes.

I gjithë aktiviteti u mbikqyr nga organizatorët me ndihmën edhe të policisë së shtetit e asaj bashkiake.