Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës e cila mbahet me 22 Prill, e cila përkoi këtë vit me ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Katolike, Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Mat në bashkëpunim me shkollën 9 vjecare “Papa Gjon Pali II” në njësinë Administrative Ulëz zhvilloi një aktivitet informues për ditën e Tokës. Fokusi i ketij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi për të mbajtur sa më pastër mjedisin. Hapjen e aktivitetit e bëri koordinatori back-up Edison Doçi po ashtu foli dhe përfaqësuesja e zyrës së BE-së në Bashkinë Mat Lumturie Koka.
Nxënësit u informuan për ditën e tokës, rëndësinë e kësaj dite, si dhe mënyrat se si mund ta mbrojmë mjedisin. Në këtë aktivitet nxënësit kishin përgatitur disa vizatime, ese e poezi për këtë rast:
Në këtë aktivitet të pranishëm ishin përfaqësuesit e zyrës se BE-s, Specialistet e Njësisë Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit, Specialiste të Barazisë Gjinore dhe dhunës në familje si dhe skuadra Lëvizëse e terrenit.
Në fund të aktivitetit, përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Bashkinë Mat, Lumturie Koka, prezantoi edhe zyrën e Bashkimit Europian në këtë Bashki, e cila ju ofron gjithë qytetarëve mundësinë e njohjes së Bashkimit Europian, nëpërmjet informacionit më broshura dhe libra, si dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me koordinatorin.