Biblioteka “Pjetër Budi” Mat vijon aktivitetet në vazhdën e Muajit Tetor si muaji të letërsisë ku në kuadër të projektit “Narractivies” financuar nga IADSA zhvilloi një takim poetik me autorë matjanë në shtëpinë-muze të kolosit të letrave shqipe “Pjetër Budit”. Fjalën përshëndetës e mbajtën Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola dhe Zv/kryetari i Bashkisë Mat, Myslym Zeneli, të cilët thanë se “Pjetër Budi” është krenari e jo vetëm matjanëve, por krenari kombëtare.

Ndërkohë, mbi figurën e poetit “Pjetër Budi”, ligjëruan shkrimtarët matjan Behar Gjoka, Hamdi Hysuka e Basir Bushkashi.

Aktiviteti mori ngjyrat e një feste poetike, pranë shtëpisë muze të “Pjetër Budi” me zërin, interpretimet dhe kërcimet e fëmijëve.