Ashtu siç është bërë tashmë traditë, është zhvilluar edhe këtë të premte që përkon me të premten e fundit të muajit, aksioni i pastrimit të mjedisit.
Punonjës të administratës së Bashkisë së Matit, të institucioneve qëndrore në nivel vendor, nisën aksionin e pastrimit në të gjithë territorin në orën 9 të paradites së sotme.

Tashmë territori që duhet të mbulojë çdo institucion është i përcaktuar dhe punonjësti dalin në terren për të vepruar.
Po ashtu në këtë aksion u përfshi edhe larja e rrugëve të brendshme të qytetit të Burrelit.
Aksioni ka përfshirë të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së Matit si dhe rrugën nacionale Burrel – Skuraj e Burrel – Ura e Lusës në kufirin ndarës administrativ me Bashkinë e Klosit.

Qëllimi i zhvillimit të këtij aksioni mbetet i njëjtë, dhënia e një mesazhi për të gjithë për një mjedis sa më të pastër.