1500 persona u angazhuan këtë të premte në Bashkinë e Matit për pastrimin e territorit ku u përfshi administrata e Bashkisë Mat dhe administrata e institucioneve qendrore në nivel vendor. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se angazhimi për të pastruar mjedisin jo vetëm do ta bëjë atë më të pastër por do të jetë edhe një mesazh i fortë për të gjithë qytetarët, që ambjenti ku jetojmë nuk duhet ndotur. Punonjësit ishin të shpërndarë në rrugën nacionale Shkopet – Burrel – Ura e Lusës (kufiri territorial me Bashkinë e Klosit), në rrugët e lagjet e qytetit të Burrelit dhe në të ngjitha njësitë administrative.
Ndërkohë Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se ky aksion do të shtrihet në një interval kohor prej gjashtë muajsh, për të bërë të mundur pastrimin e territorit para fillimit të sezonit të ri turistik.
Aksioni is ë premtes nisi në orën 8:00 deri në orën 12:00 për të mos penguan edhe punën në institucione. Ndërkohë mësohet se aksione të tilla masive do të zhvillohen çdo fund-muaji në vazhdim.