Një ndër punët publike të nisura nga Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili mori detyrën në fillim të gushtit, është përmirësimi i imazhit të rrugëve hyrëse dhe të brendshme të qytetit të Burrelit.
Prej ditësh me urdhër të kreut të Bashkisë Mat, janë angazhuar punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve dhe ato të shërbimeve bashkiake.
Ndërkohë ata janë ndarë në grupe në disa pika, si në rrugën hyrëse në lindje të qytetit të Burrelit, ku janë pastruar ferrat dhe mbeturinat anash kësaj rruge si dhe ambjenti poshtë ish ndërmarrjes së rrugëve.
Një pjesë tjetër e punëtorëve të Drejtorisë së Shërbimeve sektorit të rrugëve janë përqendruar në aksin nga agjensia deri tek ish baza e asfaltit. Edhe këtu punohet anash rrugës për pastrimin e ferrave dhe mbeturinave.
Në terren janë edhe punëtorët e Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake të cilët janë fokusuar në rrugët e brendshme të qytetit të Burrelit.
Ky aksion zhvillohet për arsye të ndryshimit të imazhit të për vizitorët e ndryshëm, ndryshim që ka si qëllim të nisë që pa hyrë ende në qytetin e Burrelit.