Lezhë – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë ku një makinë policie është përfshirë në një aksident e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy efektivë.
Ngjarja ka ndodhur teksa efektivët ndodheshin në patrullim ndërsa janë vënë në ndjekje të një mjeti, por për shkak të shpejtësisë së lartë, makina e tyre ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku mjeti i oficerëve të policisë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e dy efektivëve ndërsa në mjet po udhëtonin 3 efektivë.