Aksident në Klos, përplasen dy automjete. Një viktimë dhe disa të lënduar! Pamje nga vendngjarja

Aksident në Klos, përplasen dy automjete. Një viktimë dhe disa të lënduar! Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve nga aksidenti raportohet se një person ka humbur jetën. Vktimë ka mbetur Halil Gjashi, i cili ishte pasagjer në një prej automjeteve. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve. Ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbardhur shkaqet e përplasjes.