lajm i fundit mat televizion

Bulqizë, 19 vjeçari aksidentohet me motorr niset drejt Tiranës
Një aksident është regjistruar këtë të enjte në Fushë Bulqizë ku një 19 vjeçar mbeti i plagosur rëndë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.15, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku shtetasi E.K, 19 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e rrëzimit të motomjetit 19 vjeçari ka marrë dëmtime të shumta. Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët kanë parë ngjarjen ata që kanë bërë të mundur transportimin e të riut drejt Spitalit të Bulqizës.
Mjekët e këtij spitali i kanë dhënë ndihmën e parë 19 vjeçarit, por për shkak të komplikacioneve është dërguar për mjekim më të specializuar me autoambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, motomjeti me të cilin po udhëtonte 19 vjeçari është marrë nga policia në komisariatin e Bulqizës.
Grupi hetimor ishte në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të plota të shkaqeve të aksidentit.