Një aksident rrugor i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Tiranë- Fushë Krujë, ku si pasojsë e përplasjes së tre automjeteve një person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur rëndë. Nga raportimi i gazetarit të Syri Tv në vendin e ngjarjes shkak i aksidentit është bërë parakalimi i ghabuar i një prej mjeteve ndërsa në aksident është përfshirë edhe një autobus i linjës Tiranë-Shkodër, i cili ishte i mbushur me pasagjerë. Sipas burimeve zyrtare të policisë viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një 59 vjeçar me inicialet F. XH ndërsa nga të plagosurit 2 të tjerë jkanë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për ndërhyrje më të specializuar në spitalin e traumës në kryeqytet ndërsa 3 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. nga kyu aksidentr është shkaktuar edhe trafik i rënduar me rreth 10 kilometër si në drejtim të Tiranës ashtu edhe në drejtim të Fushë-Krujës. Për shkakun e aksidentit pritet të dalë edhe ekspertiza zyrtare e policisë, që do të përcaktoj se cili nga tre mjetet është bërë shkak për këtë aksident të rëndë.