Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një shtetase 78-vjeçare.
Njoftimi i policisë Bulqizë
Bulqizë/informacion paraprak
Me datë 25.12.2021, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi B. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar një shtetase 78-vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, dhe nga grupi hetimor vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.