Problemet e aksit Shoshaj – Urakë, Malaj: I kemi kërkuar ARRSH ta marrë në inventar Aksi rrugor Shoshaj – Urakë do t’i nënshtrohet një tjetër rehabilitimi nga ana e Bashkisë së Matit. Edhe pse kjo e fundit nuk e ka në inventar, Kryebashkiaku Agron Malaj, tha se ndërhyrja do të bëhet për shkak se në të kalojnë banorët e të paktën 5 njësive administrative. Nga ana tjetër, Malaj tha se bashkia i ka kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që ta inventarizojë këtë aks tek ARRSH dhe kjo e fundit ta mirëmbajë ashtu siç bën edhe me akset e tjera në Bashkinë e Matit, si ai Lapidari Zenisht – Lis dhe Burrel – Komsi. Aksi rrugor Shoshaj – Urakë ka disa probleme në të, ndaj kërkon një ndërhyrje të planifikuar. Mungesa e mirëmbajtjes që prej ndërtimit të tij e ka degraduar gjendjen si mos më keq. Vetëm nëse ARRSH e inventarizon dhe e kalon për mirëmbajtje, atëherë rrugës do t’i ikin problemet.