Edhe pse është një rrugë me terren jo të thyer, rruga e fshatit Bushkash në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit kthehet shpesh në problematike për banorët. Në ditët me shi, në rrugë shfaqen gropat e mëdha të cilat duken si pellgje. Banorët thonë se me gjithë ndërhyrjet e bëra, gjendja e rrugës vazhdon të jetë e vështirë.
Ata shprehen se për këtë arsye e mungesën e perespektivës në zonë shumë banorë e sidomos të rinjtë të largohen. Banorët kërkojnë rehabilitim të plotë të këtij segmenti në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten sa herë ka reshje shirash.
Fshati Bushkash është përzgjedhur ndër 100 fshatrat turistik. Në të pritet të zbatohen disa projekte qoftë në infrastrukturë apo turizëm.