Ndonëse rruga e Arbrit konsiderohet e hapur, banorët e Dibrës dhe të Bulqizës vijojnë të përdorin aksin e vjetër deri tek ura e fshatit Fshat për të përdorur këtë aks. Kjo bëhet për shkak se në segmentin nga Qafa e Buallit e deri tek ura e Vashës, punimet kanë ngecur më shumë se 10 vite më parë. Ky segment është hapur para një dekade, por ende nuk ka funksionuar si pjesë e rrugës së Arbrit. Firma që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës së Arbrit nuk ka ndërhyrë në asnjë centimetër të këtij aksi për ta bërë atë funksional siç ka bërë me segmentin tjetër nga Ura e Vashës deri në Tiranë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo është absurde pasi ky segment rruge ka qenë thuajse i përfunduar, por ka degraduar sepse nuk ka patur mirëmbajtje apo ndërhyrje.

Segmenti nga Qafa e Buallit deri tek Ura e Vashës është thuajse gati për asfaltim, veç një pjese që ka patur shembje dhe duhet të pastrohet.
En