Aksi nacional Burrel – Skuraj është kthyer në një gangrenë për drejtuesit e mjeteve. Segmenti më problematik mbetet ai në fshatin Bushkash të njësisë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit.
Prania e madhe e gropave në këtë segment, ka bërë që drejtuesit e mjeteve të shprehin shqetësimin e tyre. Ata shprehen se sikur të mos mjaftonte gjendja tepër e keqe e aksit nga Klosi në Burrel, tashmë edhe në këtë segment përballen me gropa të mëdha:
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë, pasi po ju shkatërrohen mjetet e askush s’do tja dijë edhe pse i paguajnë të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Mattv.al do vazhdojë ta ndjekë këtë çështje bazuar në rëndesinë e këtij aksi jo vetëm për qytetin e Burrelit por për të gjithë qarkun Dibër.