Agron Malaj do të drejtojë për një mandat të dytë Bashkinë e Matit pas fitores që arriti të marrë në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Malaj u votua 8733 qytetar me të drejtë vote në Bashkinë Mat, ndërsa rivali i tij Skënder Gjuci  mori 4517. Kandidati i partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Agron Malaj fitoi me një diferencë prej 4216 votash. Procesi zgjedhor is ë dielës kaloi paprobleme në të 49 qendrat e votimit që ka kjo bashki, ndërsa numërimi i votave nisi mbrëmë rreth orës 23:00 dhe u mbyll rreth orës 10:00 të ditës së sotme. Kryetarja e KZAZ 16 në Mat, Suzana Pasha tha se i gjithë procesi është zhvilluar paprobleme.

Kryebashkiakun i Matit, Agron Malaj falenderoi të gjithë ata që i besuan votën, duke i siguruar që do të punojë për zhvillimin e Matit.

Pas zyrtarizimit të fitores së tij, kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj u prit nga mbështetësit në ambjentet e jashtme të pallatit të sportit “Ferit Hysa”.