Zgjatja e situatës së vështirë nga Covid-19 ka bërë që qytetarët e veçanërisht familjet me të ardhura të pakta ekonomike të vihen në vështirësi. Banorët e klosit denoncojnë rritjen e çmimit të miellit i cili sipas tyre një kuintal shitet 600 lekë të rinjë më shumë. Alfred Kaçuli thotë se me 4000 mijë lekë të rinjë ndihmë ekonomike nuk mund të ushqehen 4 anëtarët e familjes së tij.

Ai thotë se sot ka marrë një thes miell, 1 kg oriz dhe dy qese të vogëla kripë me para borxh në një dyqan në Klos. Alfredi tregon se as në bashki nuk ka gjetur mbështetje.