Ndonëse e gjithë vëmendja është përqendruar në ndërtimin e rrugës së Arbrit, aksi nacional Burrel – Skuraj vijon të jetë në gjendje tepër të rënduar për shkak të amortizimit të tij ndër vite. Aksi prej 36 kilometrash ka dëmtime pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij, me prani të gropave, çedim të karrexhatës, mungesë të sinjalistikës dhe të elementëve të sigurisë.
Drejtuesit e mjeteve që e përdorin vazhdimisht këtë rrugë shprehen se gjendja është skandaloze dhe se mbushja e gropave nuk e zgjidh problemin e kalkuluar prej vitesh. Ata thonë se qeveria nuk duhet të justifikohet me rrugën e Arbrit, pasi kjo rrugë do të vazhdojë të duhet jo vetëm për banorët që jetojnë përgjatë saj, por edhe për të gjithë qytetarët e Qarkut Dibër apo Maqedonisë së Veriut të cilët do të duan të udhëtojnë drejt veriut të Shqipërisë.
Aktuslisht ky ask rrugor përdoret prej më shumë se 240 mijë banorëve të Qarkut Dibër dhe se gjatë verës është rruga që ndjekin shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për të pushuar në plazhet e detit Adriatik.