Ministrja Belinda Balluku, ka inspektuar ditën e sotme punimet në aeroportin e Kukësit. Ajo ka thënë se tashmë aeroporti është i përfunduar dhe që nga nesër mund të nisin fluturimet.
Gjithashtu ajo ka folur edhe për pjesën e pagesës së biletave për disa të rinj nga Londra, që do të jenë pasagjerët e parë të këtij aeroporti. Për këtë çështje, ministrja është shprehur se biletat e tyre nuk do të paguhen nga buxheti i shtetit as nga xhepat e saj apo të kryeministrit Rama por është një promocion i bërë nga ‘Air Albania’.
Në fjalën e saj ajo ka folur edhe për fluturimet e para të cilat do të jenë drejt Zvicrës, Gjermanisë dhe disa qyteteve italiane.
“Nuk është paguar biletë, është një udhëtim promocional që mundësohet nga ana e kompanisë flamurmbajtëse. Këtu vazhdon që të punohet, po bëhet kontrolli i fundit i territorit, për të rakorduar çdo detaj, i cili është në funksion të një pune me kapacitet të plotë.
Destinacionet e para janë disa qytete të Zvicrës dhe shtete të Gjermanisë, dhe tregun më të rëndësishëm që kanë kompanitë shqiptare, qytetet italiane”, u shpreh Ministrja.