Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryebashkiakët e djathtë paraditen e kësaj të marte në selinë blu.
Takimi i Bashës vjen 2 ditë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, ku në të cilat opozita nuk mori pjesë. Në përfundim të takimit kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu deklaroi se ai nuk do ta liroj zyrën, sipas tij ky është një vendim personal dhe do të njohë vetëm zgjedhjet e 13 Tetorit.
Ndërsa kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi tha se është ende herët për të marrë një vendim.
Kujtojmë se ditën e djeshme Basha zhvilloi një takim me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, si dhe me përfaqësuesit e partive të vogla opozitare, ku në qendër të diskutimeve ka qenë aksioni që do të ndjeki opozita e bashkuar.