Një natë aspak e qetë kjo e sotmja në kampin e socialistëve, pas vendimit të presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Në një kohë që media të ndryshme kanë hedhur tezën se Rama do të mbledhë deputetët në selinë rozë, Taulant Balla iu ka dhënë porosi socialistëve që të mos reagojnë. Ai iu ka thënë deputetëse se akti i Metës është i pavlefshëm dhe i pazbatueshëm.

“Ju lutem do kemi reagim te kontrolluar per aktin, kete akt absolutisht te pavlefshem qe eshte absolutisht i pa zbatueshem”, iu shkruan Balla deputetëve.

“Raportojne disa media se sonte kemi nje mbledhje Grupi urgjente nuk eshte e vertete, sepse ne cdo rast do ishte njoftuar ketu”, shkruan më tej numri 2 në PS.

Rama nga Berati tha se e priste vendimin e Metës, dhe se kishte menduar dhe lëvizjet e radhës, po pa specifikuar se cilat do të ishin ato.

Zëra thonë se Rama mund të kërkojë shkarkimin e presidentit, po kjo nuk mund të ndodhë sa kohë që në vendin tonë Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit.