Dhe pse në këto ditë të para të pranverës, fermerët duhet të ishin në fusha duke punuar tokat, shumë prej banorëve kanë zgjedhur që të zbatojnë masat e qeverisë dhe vetizolohen për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Mersim dhe Jeme Suçi, banorë të fshatit Zenisht në Njësinë Administratiove Lis në Bashkinë e Matit, tregojnë se prej tre ditësh po qëndrojnë në shtëpinë e tyre me qëllim shmangien e kontakteve me personat e tjerë. Për ta kjo është një situatë e vështirë, ndërsa shpresojnë që të kalojë sa më shpejt e t’i kthehen punëve të bujqësisë.
Ashtu si ky çift të moshuarish edhe banorët e tjerë të fshatit zbatojnë të njëjtin itinerar, me përjashtim të disave prej tyre që duhet të nxjerrin bagëtinë në kullotë.