[wordads]

Tetë fëmijë nga lagjja “Kodra e Kukës” në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit rrezikojnë çdo ditë jetën teksa udhëtojnë nëpërmjet rrugës nacionale për tu arsimuar në aneksin e shkollës së fshatit Kloskatund nën varësi të shkollës 9-vjeçarje të Bejnit.

Fëmijët e vegjël nga kopshti deri në klasën e pestë, sfidojnë kushtet atmosferike teksa presin makina të rastit t’i transportojnë në shkollë. Të vegjëlit thonë se edhe në ditët me shi apo dëborë, bëjnë të njëjtin ritual duke iu kërkuan makinave të ndalen e t’i marrin.

Vetë fëmijët thonë se kështu veprojnë çdo ditë dhe se e vetmja mënyrë për të ardhur në shkollë, janë makinat e rastit pasi nuk ka mjet transporti të posatshëm për ta.

Të vetmit furgona që i marrin në disa raste këta fëmijë, janë ato të Dibrës e Bulqizës, ndërsa nga pushteti vendor nuk është vendsur një mjet transporti. Pas mbarimit të mësimit, janë mësuesit që kujdesen derisa fëmijët të nisen për në banesa.