Kjo është periudha më e ngarkuar me punët e bujqësisë në zonat rurale. Për shumë banorë është mundësia e vetme për të jetuar. Me prodhimet që bëjnë gjatë kësaj stine, ata nxjerrin të ardhura ekonomike. 70 vjeçari Sami Lleshi nga fshati Dom i Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit thotë se merret me blektori e bujqësi për të jetuar. Pjesën e parë të ditës e ka kalur me bagëtinë, ndërsa në drekë po iu bën shërbim bimëve. Samiu thotë se punon për të jetuar sepse nuk kanë asnjë mundësi tjetër. Sami Lleshi thotë se në fshatin e tyre gjatë këtyre viteve është siguruar vetëm uji vaditës ndërsa infrastruktura rrugore është shumë e dobët. Ai e quan urën e ferrit, urën që lidh fshatin Dom me rrugën nacionale.