Ndonëse në njësinë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit po ndërtohet një rrjet i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë njësinë e me vlerë rreth 2.2 milion euro, 7 familje të lagjes “Xhere e Çelës” në fshatin “Kujtim” kanë mbetur jashtë projektit.

Banorët e kësaj lagjeje thonë se ata janë të përfshirë në projekt, por ju është thënë se me këtë fond nuk mund të dërgohet linja e tyre, pasi ka kosto të madhe. Po ashtu, sipas banorëve, rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm për ta, mund të bëhet vetëm me shtesë të fondit nga i cili është parashikuar të ndërtohet edhe rrjeti i lagjes “Zall”.

Projekti për ndërtimin e ujësjellësit të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit, pritet të mbyllet në muajin Shkurt të këtij viti.

Me poshte mund të ndiqni kroniken