Shërbimi Shëndetësor Parësor është i pari me të cilin qytetarët përballen sapo kanë nevojë për mjekun. Vite më parë në të gjithë vendin u ndërtuan me dhjetra objekte, që njihen si ambulancat e lagjeve apo fshatrave. Këto objekte si ky në fshatin Vojnik të Njësisë Administrative Maqellarë në Dibër, iu jepnin mundësinë banorëve të merrnin shërbimin parësor shëndetësor, ose e thënë ndryshe, shërbejnë që infermieri apo infermierja e fshatit, të bëjë vaksinimet dhe mjekimet e nevojshme për pacientët.
Por gjendja e kësaj godine, duket qartë që është në mëshirë të fatit dhe tejet e amortizuar. Godina nuk ka siguri, pasi dyert janë të vjetra, dritaret po ashtu, suvaja i ka rënë, mungon uji dhe energjia elektrike. Vetë banorët shprehen se infermierja e fshatit shkon në çdo shtëpi për të bërë shërbimet e nevojshme për pacientët.
Në këtë ambulancë do të duhet të marrin shërbim shëndetësor 620 banorë të fshatit Vojnik.