60 vite biblioteka “Pjetër Budi” Mat

60 vite biblioteka “Pjetër Budi” Mat

Në kuadër të 60 vjetorit të themelimit të bibliotekës “Pjetër Budi” Mat, Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe 460 vjetorit të lindjes së poetit të madh Pjetër Budi, u zhvillua një aktivitet përkujtimor pranë kësaj biblioteke i moderuar nga gazetarja e Mat Televizion, Lindita Beqiri. Të pranishëm ishin drejtues të pushtetit vendor, themelues të kësaj biblioteke, shkrimtar, poet etj. Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i bashkisë Mat, Altin Bojni tha se vëmendja ndaj institucioneve të lbirit do të jetë e vazhdueshme. Përgjegjësja e Bibliotekës “Pjetër Budi” Mat, Fiqirete Kurti solli në memori drejtuesit e parë të këtij institucione që hodhën gurët e themelit për modernizimin dhe ndërtimin e tij. E pranishme në këtë 60 vjetëor ishte edhe Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Majlinda Toçi e cila deklaropi mbështetjen e saj në pasurimin e bibliotekës së Matit me libra. Aktivitetin e përshëndetën edhe drejtuesit ndër vite të bibliotekës. Më pas ishte radha e poetëve të cilët interpretuan krijime të tyre për Matin e “Pjetër Budin”. Në fund u shpërndanë çertifikata mirënjohje për drejtuesit e parë të bibliotekës “pjetër Budi” Mat.