Ditën e hënë të maturantët në të gjithë vendin do të rikthehen në shkolla pas 2 muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë së krijuar nga Covid-19. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve ka vijuar puna për përgatitjen e ambjenteve të shkollave ku maturantët do të zhvillojnë procesin e konsultimeve para hyrjes në provimet e Maturës Shtetërore. Në Bashkinë e Matit, janë gjashtë godina arsimore që do të presin maturantët të Hënën e ardhshme. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Matit, Elson Reçi tha se nga ana e pushtetit vendor është bërë dezinfektimi i këtyre ambjenteve, vendosja e shenjave të distancimit fizik si dhe pajisja me dezinfektant e masa të tjera mbrojtëse për maturantët dhe stafin pedagogjik. Maturantët edo t’i përdorin këto ambjente rregullisht deri me datën 3 Qershor, ndërsa më pas ata do të zhvillojnë vetëm provimet e Maturës Shtetërore.