Qendra Kulturore e Fëmijëve “Ymer Neli” Mat apo siç njihej para viteve 90-të si qendra “Pioneri”, festoi 50 vjetorin e hapjes së saj. Nga kjo qendër kanë marrë mësime në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës mijëra fëmijë, ndërsa me dhjetra prej tyre janë bërë pjesë e elitës së artit dhe muzikës në vendin tonë. Fjalën e hapjes e mbajti Drejtoresha e QKF “Ymer Neli” Mat, Anduena Sefgjini e cila u shpreh se në këtë rrugëtim të gjatë, kjo qendër ka qenë një shtëpi e dytë për fëmijët e qytetit të Burrelit, por jo vetëm.

Më pas aktiviteti festiv vijoi me interpretime të ndryshme në këngë, valle e instrumenta popullor.

I pranishëm në këtë aktivitet festiv, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se bashkia që ai drejton do të vijojë të jetë suportuese dhe mbështetëse për artin dhe kulturën. Malaj falenderoi drejtoreshën e Organizatës “Vizion Ojf”, Suela Koçibellinj për mbështetjen financiare në rikonstruksionin e kësaj qendre.

Në fund të këtij aktiviteti u vlerësuan me certifikatë mirënjohje ish-drejtuesit e qendrës, istruktorë e ish-nxënës. Me Certifikatë Mrënjohje u vlerësuan Shemsi Sula, Lirie Cami, Adham Prifti, Pinelopi Gurabardhi, Artan Kurti, instruktorët Alfred Stafasani, Enver Kurti, Mira Haxhia, Xhevrie Sula, Isa Dezhgiu, Tana Hysa, Fatmir Leka dhe Shefqet Merra, ndërsa ish-nxënës në karrierë që morën Certifikatë Mirënjohje ishin Behar Neli, Xheisara Frisku, Ergys Meta, Ilmi Barjoti dhe Xhavit Dishani.