Prej vitesh në liqenet Ulëz e Shkopet po investohet në shtimin e peshkut duke hedhur mijëra copë rasat në periudhën e pranverës. Edhe këtë vit në liqenin e Ulzës u hodhën 50 mijë copë rastat si rezultat i bashkëpunimit mes kompanisë që administron hidrocentralin e Ulzës e Shkopetit dhe Bashkisë së Matit. I pranishëm në hedhjen e kësaj sasie peshku në liqen ishte edhe kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili u shpreh se falë këtij bashkëpunimi është shtuar ekonomia nënujore e baseneve ujore Ulëz e Shkopet, duke ndikuar direkt në ekonominë familjare të banorëve të zonës. Malaj shtoi se vitin e ardhshëm, Bashkia do të planifikojë në buxhet blerjen e një sasie rasati peshku i cili do t’i shtohet sasisë që siguron kompania.

  Nga ana e tij, Drejtori i HEC-eve Ulëz e Shkopet, Erin Ndreca tha se bashkëpunimi do të vijojë edhe në vitet në vazhdim mes kompanisë dhe bashkisë.

Gjatë këtyre viteve është hedhur në liqenet Ulëz e Shkopet një sasi prej afro 250 mijë copë rasat peshku të llojeve, Krap, Ballgjan e Omur.