470 maturant e kandidat në të dy Bashkitë Mat e Klos u testuan këtë të hënë në provimin e dytë të maturës shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë.
305 maturanët dhe kandidatët e në Bashikinë e Matit u testuan në dy godina, pikërisht pranë gjimnazeve “28 Nëntori” dhe “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit. ashtu si në provimin e parë edhe në këtë provim kandidatët ishin të ndarë në salla me jo më shumë se 15 maturant duke respektuar masat AntiCovid. Në Bashkinë Klos, maturantët dhe kandidatët u testuan në një godinë të vetme, në atë të gjimnazit “Shaban Çollaku”. 165 maturantët dhe kandidatët ishin të ndarë në 13 salla. Vetë maturantët shprehen se testi nuk ishte i shkallës së vështirësisë së lartë dhe se gjithsej ishin 60 pyetje të ndara në me alternativa dhe shtjellim.

Provimi i radhës i maturës shtetërore për maturantët dhe kandidatët do të jetë me datë 11 Qershor në lëndën e Matematikës.