Të gjithë kanë një histori të jetës së tyre por ajo kur lidhet me objekte bëhet e pandarë. Ky është Gëzim Kaçi nga fshati Bejn i Klosit. 62 vjeçari e ka lidhur jetën e tij me këtë traktor të cilin e përdor prej 45 vitesh. Gëzimi thotë se edhe pas shembjes së regjimit monist, vazhdoi të përdori këtë traktor me të cilin ka rritur të gjithë fëmijët. Për Gëzim Kaçin puna nuk ka qenë aspak e lehtë pasi i është dashur të punojë ditë e natë, por kjo nuk e ka penguar që ta bëjë me pasion. E pikërisht pasioni e ka shtyrë që edhe pse aktualisht nuk punon me traktor, ai i bën të gjitha shërbimet dhe kujdeset gjatë gjithë kohës për të.

Gëzimi shprehet se jo vetëm është kujdesur që ta mbajë në gjendje të mirë teknike traktorin, por edhe ka siguruar pjesë rezervë për të, nëse prishet.

Për Gëzim Kaçin puna në bujqësi ka qenë e lodhshme, por ka patur kënaqësinë e saj.