Në të tre degët e Partisë Demokratike në Qarkun Dibër ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH. Votimi i anëtarësisë ka nisur që në orën 8:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00.
Në Dibër janë 1487 anëtarë me të drejtë vote, në Bulqizë 1200 dhe në Mat 1570 anëtarë.
Procesi i votimit po vijon normalisht në të tre qendrat e ngritura pranë selive të kësaj force politike në Qarkun Dibër.
Po ashtu pranë këtyre qendrave janë të pranishëm komisionerët dhe vëzhguesit e të 4 kandidatëve që garojnë për postin e kreut të PDSH.