Në kuadër të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, fondacioni ALSAR me ndërmjetësimin e I Deleguari i Partisë Demokratike, për Qarkun Dibër, Kreshnik Çollaku si dhe me koordinimin e Bashkisë Mat, dhuroi 250 pako ushqimore për famijet në nevojë. Shpërndarja e këtyre ndihmave është bërë në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së Matit, për të gjitha famijet e evidentuara nëpërmjet zyrës së shërbimit social në bashki. Përfaqësuesi i fondacionit Alsar, Neki Kaloshi tha se deri tani janë 3500 familje në të gjithë vendin që iu janë dhuruar pako ushqimore, përfshirë edhe Matin.
I deleguari i PD për Qarkun Dibër, Kreshnik Çollaku falenderoi fondacionin që u tregua i gatshëm për të ndihmuar 400 familje në Bashkitë Mat e Klos.
Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani tha se bashkia do të lobojë edhe për tju ardhur në ndihmë familjeve të tjera në nevojë.
150 familjet e Bashkisë së Klosit i morën pakot e ndihmave pranë ish bashkisë së vjetër. Në ndarjen e pakove ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa dhe I Deleguari i PD për Qarkun Dibër, Kreshnik Çollaku. Kryebashkiaku Çupa falenderoi fondacionin për ndihmën e dhënë si dhe Çollakun për ndërmjetësimin që këto pako të vinin për familjet në nevojë të bashkisë së Klosit.