38 vite nëntokë, ish-minatori nuk përballon dot jetesën me pensionin që merr

38 vite nëntokë, ish-minatori nuk përballon dot jetesën me pensionin që merr

Ish-minatorët të cilët kanë dhënë një kontribut të gjatë në nxjerrjen e mineralit të kromit në Bulqizë, vijojnë të përballen me kushte të vështira ekonomike. Ish-minatori Besnik Hasa, i cili sot është në pension, thotë se kjo e ardhur nuk mjafton për të përballuar koston e jetesës. Edhe pse ka qenë 38 vite nëntokë, ish-minatori Hasa shprehet se vlera e pensionit që merr është shumë e ulët në krahasim me shpenzimet që ka. Në këto kushte ai është i detyruar të punojë edhe në bujqësi për të ndihmuar sadopak ekonominë familjare. Për ish-minatorin Hasa, vetëm miratimi i statusit të minatorit ju kthen atyre dinjitetin, pasi marrin do të garantonte një pension më të mirë me të cilin mund të përballojnë kostot e jetesës. Të gjithë ish-minatorët të cilët janë në pension thonë se nuk mund të përballojnë kostot e jetesës, pasi gjysma e pensionit shkon për ilaçe për shkak të qëndrimit të tyre nëntokë për shumë vite. Ata vazhdojnë të kërkojnë miratimin e statusit të minatorit si e vetmja mundësi për të shpëtuar nga kriza financiare dhe të marrin atë që meritojnë.