Skuraj – Burrel vijon të jetë një makth i vërtetë për përdoruesit e saj. Problemet në këtë aks rrugor shumë të rëndësishëm për verilindjen e vendit janë të shumta që nga prania e madhe e gropave, uljet e karrezhatës, mungesa e sinjalistikës etj. drejtuesit e mjeteve shprehen se rruga po degradohet çdo ditë e më shumë dhe se mbushja e disa gropave pak muaj më parë, nuk e ka zgjidhur problemin. Ata shprehen se në një rrugë të tillë, dëmtojnë rëndë automjetet pasi në të gjithë gjatësinë e saj përballen me saltro të cilat amortizojnë rëndë mjetin e tyre. Duke qenë se paguajnë çdo taksë infrastrukture, ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve në të. Aksi rrugor Skuraj – Burrel prej 36 kilometrash, nuk ka patur prej dekadash rehabilitim të plotë, ku në shumë vende është asfalti i shtruar që kur është ndërtuar rruga.